Lexoni edhe:
Kjo është gjendja në Brezovicë, bora ka zbardhur pothuajse gjithçka
Tonin Ndreca, shofer i furgonit të Laçit, ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri paraditen e sotme në Lezhë. Sipas policisë shkak për konfliktin mes 35-vjeçarit dhe shtetasit Martin Kola është bërë vendi i parkimit, transmeton "Kosova Sot Online ".
Kjo është gjendja në Brezovicë, bora ka zbardhur pothuajse gjithçkaLexoni edhe:
Rreth orës 11:00, në qytet Lezhë, në afërsi të shinave të trenit, gjatë një konflikti të çastit që dyshohet për parkimin e automjeteve, shtetasi Marjan Kola. banues në Kurbin, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Tonin Ndreca 35 vjeç, banues në Laç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe vijon ndjekja nga ana e shërbimeve të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e tij. Në vendngjarje, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor.
(Kosova Sot Online )