
Fillon seanca për të arrestuarit e dyshuar në grabitjen në Suharekë

Sot para Gjykatës Themelore të Prizrenit, kanë dalë dy prej tre të arrestuarve për grabitjen e një argjendarie në Suharekë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Seanca ku pritet të vendoset për masën e sigurisë ndaj tyre tashmë ka nisur.
Ata u arrestuan dje nga Policia e Kosovës.
Ndërkohë prokurorja e rastit, Ervehe Gashi konfirmoi sot edhe arrestimin e të dyshuarit të tretë.
Argjendaria në qendër të Suharekës u grabit të mërkurën pasdite nga persona të armatosur, të cilët qëlluan edhe drejt policëve, duke plagosur njërin e duke lënduar një tjetër.
Sipas vlerësimeve fillestare, dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth 200 mijë euro.
(Kosova Sot Online)