Shqiprim Arifi vendos flamurin kombëtar në godinën e komunës së Preshevës
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka vendosur në godinën e Komunës së Preshevës flamuri kombëtar shqiptar, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai ka publikuar një video të momentit kur e vendos flamurin kuq e zi në shtizën e objektit të Komunës së Preshevës.
"Le të valojë flamuri më i bukur në botë", ka shkruar Arifi.
Simbolet kombëtare shqiptare janë penguar shpesh nga autoritetet serbe. Në qershor të këtij viti, Arifi u ftua nga Gjykata e Serbisë për tu paraqitur në një seancë gjyqësore, për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar në hapësirat publike.
(Kosova Sot Online)