
Aksident në Prishtinë, raportohet për të lënduar

Raportohet se dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në afërsi të konvikteve në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve, teksa të lënduarve u është ofruar ndihmë mjekësore.
Këto informata i dha zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 17:30, në afërsi të konvikteve në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë perfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 2 personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti
(Kosova Sot Online)