U nis nga Prishtina duke vrapuar për të nderuar Festën e Flamurit, atleti Erzen Zyberaj arrin në Tiranë
Atleti, Erzen Zyberaj, dje nga Prishtina është nisur për në Tiranë në vrap, ndërsa sot ai arritur atje rreth orës 14:30, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai ka shkuar në Tiranë për të nderuar Festën e Flamurit, 28 Nëntorin.
Pamje nga arritja e tij në Tiranë ka publikuar faqja “Maraton Albania”.
“Mbërritja me suksese nga Skënderbeu i Prishtinës deri sheshin Skënderbe ne Tirane e maratonomakut Erzen Zyberaj. Jemi shume te lumtur qe morem pjese ne mbylljen e kesaj gare dhe ne si shoqata Maraton Albania i urojme Erzenit shume suksese ”, thuhet në postim.
(Kosova Sot Online)