
Rita Ora pozon duke e bërë shqiponjën me Osmanin dhe Taikan

Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka uruar Shqipërinë për 111 vjetorin e pavarësisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Urimin ka zgjedhur ta bëjë përmes disa fotogravive me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, dhe bashkëshortin e saj, Taika Waititi, me të cilët ka bërë simbolin e shqiponjës.
“Urime Dita e Pavarësisë Shqipëri, nga familja jonë tek ju”, ka shkruar Rita.
(Kosova Sot Online)