Në këtë vend të Kosovës dyshohet se një i ri është vetëvrarë
Raportohet se një person i gjinisë mashkullore 18-vjeç dyshohet se është vetëvrarë në fshatin Llukë të Deçanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Nikçi.
(Kosova Sot Online)