A duhet në transportin publik të bëhet obligative mbajtja e maskës?
Këshilli Federal ka nxjerrë mësime nga kriza e koronës dhe dëshiron të përshtatë Aktin e Epidemisë. Në të ardhmen, krizat shëndetësore duhet të menaxhohen më mirë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Çfarë do të ishte ndryshe me ligjin e ri se në vjeshtën e vitit 2020?
Berset: “Është e vështirë të thuhet. Kur u përballëm me këtë zhvillim të shpejtë dhe të fuqishëm, pamë se kantonet reaguan shumë ndryshe. Dhe pati njëfarë rezistence; disa thjesht prisnin që Këshilli Federal të vazhdonte të bënte gjithçka. Ne donim të kundërtën, që pas tronditjes fillestare dhe marrjes së qartë të pushtetit federal në situatën e jashtëzakonshme, kantonet të merrnin sërish më shumë përgjegjësi.
Berset pastaj bën një krahasim me gripin spanjoll: njëqind vjet më vonë, njerëzit thjesht harruan gjithçka. Ky është një kërcënim edhe këtu.
Edhe në situatën normale, Këshilli Federal tani ka kompetenca shtesë.
Derisa krerët paralajmërojnë edhe mundësinë e obligimit për maskat në transportin publik.
Anne Lévy: “Po, janë pikërisht këto lloj masash. Mund të jetë gjithashtu që situata të jetë më e vështirë për një kanton. Kjo synon të akomodojë më mirë dallimet kantonale”, shkruan 20 minuten
(Kosova Sot Online)