Apeli shqyrton ankesat e mbrojtësve të katër të dënuarve në rastin e njohur si “Subvencionet 3”

  • A.P /
  • 29 November 2023 - 20:14
Apeli shqyrton ankesat e mbrojtësve të katër të dënuarve në rastin e njohur si “Subvencionet 3”

Gjykata Themelore e Prishtinës më 18 shtator 2023, të akuzuarit Halit Avdijaj, Bejtush Gashi, Arbër Avdijaj dhe Sadush Kabashi, i kishte dënuar me 28 muaj burgim dhe 3 mijë euro gjobë (së bashku).

Sipas gjykatësit referues Burim Ademi, mbrojtësit e të akuzuarve Halit Avidjaj dhe Sadush Kabashi, avokatët Merita Stublla–Emini dhe Berat Tmava kanë ushtruar ankesë ndaj këtij aktgjykimit mbi sanksionin penal ndaj të mbrojturve të tyre.

Gjithashtu, sipas gjykatësit Ademi, ankesë ndaj aktgjykimit ka ushtruar edhe mbrojtësja e të akuzuarit Arbër Avdijaj, avokatja Albana Kelmen për shkak shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe vendimit mbi shqiptimin e sanksionit penal.

(Kosova Sot Online)