I dyshuari për vrasjen e vjehrrit në Prishtinë, gjendet ende në arrati, policia deklarohet për rastin
I dyshuari për vrasjen e vjehrrit mbrëmë në Prishtinë, gjendet ende në arrati, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas policisë, dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin).
Kështu si pasojë e plagëve të marra nga thika, një person ka vdekur.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Ali Vitia, Prishtinë 29.11.2023 – 21:30. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoiftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)