Daçiq: Serbët në Kosovë po përballen me forma gjithnjë e më të rënda të diskriminimit
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, shfrytëzoi samitin e sotëm të OSBE-së që po mbahet në Shkup e ku po marrin pjesë diplomatë të 57 vendeve anëtare të organizatës, që të flasë kundër Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai edhe aty vazhdoi propagandën e Serbisë se në Kosovë po diskriminohen serbët dhe se kjo është një shqetësim i thellë.
“Serbët në Kosovë po përballen me forma gjithnjë e më të rënda të diskriminimit institucional dhe fetar. Do të përmend vetëm disa nga problemet aktuale me të cilat po ballafaqohet populli ynë në Kosovë, të drejtën për të votuar dhe për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi ia kanë hequr institucionet në Prishtinë”, tha Daçiq, raporton Tanjug
Sipas tij, gjendja e sigurisë është “një arsye për shqetësim të thellë”.
(Kosova Sot Online)