Lexoni edhe:
Këshilli i Prokurorial i Kosovës zgjodhi drejtorin e Sekretariatit dhe drejtorin e Njësitit
Festa e Flamurit Kombëtar, 28 Nëntori, ka mobilizuar dhe mbledhur në atmosferë festive edhe mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës shqipe në Neumarkt Oberpfalz të Gjermanisë.
Organizimi I kësaj feste me program special ishte kontribut I angazhimit të mësueses Antigona Kelmendi e cila ka bërë një punë të palodhshme me nxënësit që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe. Në programin festiv të organizuar për nderë të 28 nëntorit, morri pjesë dhe nderoi angazhimin e stafit edhe arkëtari i LAPSH-it Z. Xhymshit Tafa dhe Koordinatori i Shkollave Shqipe të rajonit të Frankofonisë me regjion Z. prof. Selim Hoti. Nxënësit e kësaj shkolle, paralelja në gjuhën shqipe, dhuruan për pjesëmarrësit dhe shokët e tyre një program të pasur artistik me recitime,këngë dhe valle me një kolorit të pasur kombëtar.
(Kosova Sot Online )