Ja kush u ka kërkuar punonjësve të MTS që ta votojnë subjektin politik të Vuçiqit duke i shpërblyer me nga 100 euro
Pjesëtarë të grupit kriminale e terroristë serbe në komunat veriore të Kosovës se janë përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë që do të mbahen me 17 dhjetor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Burimet thonë se Zoran Mijaloviq i njohur si Zela u ka kërkuar punonjësve të MTS-së, që ta votojnë subjektin politik të Aleksandër Vuçiqit.
Për ta siguruar fitoren e pushtetit aktual politik serb, Zoran Mijaloviq-Zela u ka premtuar që secilit votues nga 100 euro.
i njëjti burim thotë se kompania serbe MTS është e lidhur direkt me pjestarë të organizatës terroriste që organizoi agresionin terrorist në Banjskë ku u vra polici Afrim Bunjaku
(Kosova Sot Online)