
Për vrasjen e Liridona Murselit arrestohet edhe personi i tretë

Lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Murselit, është arrestuar edhe një person i tretë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai është arrestuar sot në Prishtinë.
Ndërkaq gjatë ditës, lidhur me këtë rast është arrestuar Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës dhe Granit Plava që dyshohet se kreu vrasjen.
Sipas raportimeve, Murseli pagoi 30 mijë euro për Plavën që ta vrasë Liridonën.
Liridona Murseli u vra të mërkurën në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë.
(Kosova Sot Online)