
Haziri kujton Ibrahim Rugovën për ditëlindje: Ka iniciuar procese dhe ka realizuar ëndrra

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, në ditëlindjen e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.
Haziri thotë se Rugova ishte njeriu i cili ka iniciuar procese dhe ka realizuar ëndrra.
Tutje, Haziri ka shkruar se pasuria më e madhe që presidenti Rugova i ka lënë Kosovës është Republika e pavarur.
“Sot është ditëlindja e Presidentit Ibrahim Rugova, njeriut i cili pas 100 vjetësh përpjekje, lufte, sakrifice e rezistence, arriti ta rikthej orientimin e shqiptarëve në Ballkan drejt perëndimit. Ai ka iniciuar procese dhe ka realizuar ëndrra. Pasuria më e madhe që presidenti Rugova i ka lënë Kosovës është Republika e pavarur dhe familja politike e tij, LDK. Presidenti ka veç ditëlindje”, ka deklaruar Haziri.
(Kosova Sot Online)