Osmani: Vrasja e Liridona Ademajt është krim monstruoz që duhet të marrë dënimin e merituar
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se vrasja e Liridona Ademajt është krim montruoz e që duhet të marrë dënimin e merituar, përcjell “Kosova Sot Online”.
Osmani ka thënë se ky “krim i tmerrshëm kërkon veprim të shpejtë dhe vendimtar” për t`u siguruar që drejtësia të mbizotërojë dhe që autorët ta marrin dënimin.
Tutje, Osmani ka thënë se ky krim kërkon veprim të shpejtë dhe vendimtar për t`u siguruar që drejtësia.
Ndryshe, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla do të dalin nesër para gjykatës, lidhur me rastin e vrasjes së 30-vjeçares, Liridona Murseli. Murseli i cili është bashkëshorti i të ndjerës dyshohet se ka porositur vrasjen e saj, duke e paguar 30 mijë euro një person që ta kryejë krimin.
(Kosova Sot Online)