Hidhet tymuese në Kuvendin e Shqipërisë
Sot, në Kuvendin e Shqipërisë deputetët e opozitës hodhën sërish tymuese dhe u përplasën me garden, përcjell “Kosova Sot Online”.
Deputeti Flamur Noka u përjashtua nga seanca.
Pas tensioneve dhe kaosit në sallën e Kuvendit, ku opozitarët protestuan, kryeparlamentarja Lindita Nikolla njoftoi mbylljen e seancës. Për shkak të situatës së krijuar zgjati vetëm 17 minuta, ku njoftoi se seanca e radhës do të njoftohet ditë tjetër.
(Kosova Sot Online)