Ferizaj: Dy persona nën kërcënimin e armës grabisin para në një market
Një person ka raportuar se në marketin e tij në Ferizaj, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur 200 euro, përcjell “Kosova Sot Online”.
Personat në fjalë pastaj janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka njoftuar se është duke e hetuar rastin.
“Rr. Naim Beka, Ferizaj 04.12.2023-17:02. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se në marketin e tij, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur 200 € dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë dalë ne vendin e ngjarjes. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)