
Përfshihet nga flakët banesa në fshatin Derviçan

Një 55-vjeçar ka mbetur i lënduar, pasi banesa në të cilën banonte u përfshi nga flakët, përcjell “Kosova Sot Online”.
Rasti ka ndodhur në fshatin Derviçan.
Dyshohet se për shkak të shkëndijave nga një sobë me dru, ka rënë zjarr në banesën e personit në fjalë.
Ai po merr ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa, rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Derviçan, dyshohet se për shkak të shkëndijave nga një sobë me dru, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Dh. K., 55 vjeç. Nga flakët është dëmtuar lehtë shtetasi Dh. K., i cili po merr asistencë mjekësore në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e rënies së zjarrit.
(Kosova Sot Online)