![Meta ia uron Kosovës Pavarësinë: Forcohesh çdo ditë si faktor i rëndësishëm](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/06/200x200_metaaaaaaaa1712407970.jpg)
Krasniqi: Analfabetizmi qeveritar po prek shkollat tona - në testin PISA, Kosova më keq se më 2014 e 2018
![Krasniqi: Analfabetizmi qeveritar po prek shkollat tona - në testin PISA, Kosova më keq se më 2014 e 2018](/uploads/kosova-sot/images/2023/December/02/auto_WH-Memli-Krasniqi-111-600x360_11701515550.jpg)
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kritikuar Qeverinë Kurti për rezultatet e fundit në testin PISA, përcjell “Kosova Sot Online”.
Krasniqi ka shkruar se sot u konfirmua rënia e thellë e rezultateve të nxënësve të Kosovës në testin e PISA-s në lexim, matematikë dhe shkencë.
Postimi i plotë:
Analfabetizmi qeveritar po prek shkollat tona - në testin PISA, Kosova më keq se më 2014 e 2018.
Sot u konfirmua rënia e thellë e rezultateve të nxënësve të Kosovës në testin e PISA-s në lexim, matematikë dhe shkencë. Kosova renditet, praktikisht, në fund të tabelës së 80 shteteve pjesëmarrëse. E dhembshme! E tmerrshme!
Në secilën fushë ka rënie drastike të pikëve, krahasuar me vitin 2014 dhe vitin 2018, kur është mbajtur për herë të fundit testi PISA.
Ne e kemi ditur, por tashmë edhe po dëshmohet, se qëllimi i kësaj Qeverie nuk ka qenë asnjëherë reforma arsimore e as përmirësimi i jetesës së qytetarëve tanë. Analfabetizimi qeveritar, fatkeqësisht, tashmë po shkatërron edhe shkollat tona!
(Kosova Sot Online)