Serbët e Veriut dërgojnë e-maila me formularë në KQZ, kërkojnë largimin e Kryetarëve në komunat atje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar katër emaile, prej të cilave tri e kanë pasë të bashkangjitur formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, tha se këto shkresa do të trajtohen dhe do të informojnë publikun.
“Mund t’iu konfirmoj se gjatë ditës së sotme, në disa e-maila zyrtar, kemi pranuar katër e-maile, tri prej të cilave kanë të bashkëngjitur të plotësuar formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Në këtë fazë, mund t’iu them se këto shkresa do të trajtohen dhe do t’iu informojmë për këtë”, tha ai.
(Kosova Sot Online)