![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Naim Murseli, Granit Plava e Kushtrim Kokalla janë në Burgun e Sigurisë së Lartë
![Naim Murseli, Granit Plava e Kushtrim Kokalla janë në Burgun e Sigurisë së Lartë](/uploads/kosova-sot/images/2023/December/06/auto_2131231231701870497.webp)
Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor në fshatin Bërnicë të Prishtinës, janë transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz, përcjell “Kosova Sot Online”.
Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë konfirmuar, se Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla pas caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji janë transferuar në këtë burg.
Kjo është konfirmuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Ju njoftojmë se tre peronat në fjalë janë të vendosur në Burgun e Sigurisë së Lartë.”, thuhet në përgjigjen e tyre.
(Kosova Sot Online)