Tahiri: Qeveria e Gani Jakupave paska vendosur të shpërndajë vitra për qytetarët

  • E.k /
  • 06 December 2023 - 15:23
 Tahiri: Qeveria e Gani Jakupave paska vendosur të shpërndajë vitra për qytetarët

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës sot lansoi masën 1.2 për zbutjen përmes së cilës familjet me asistencë sociale do të përfitojnë për blerjen e lëndëve djegëse, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tahiri ka thënë se për Gani Jakupin ndahen mijëra e euro e për qytetarët ndahen vitra.

“Qeveria e Gani Jakupave paska vendosur të shpërndajë vitra për qytetarët. Për Gani Jakupat 7500 euro, për qytetarët 120 euro. Duke mos pasur as plan zhvillimor e as vizion për stabilitet ekonomik, Qeveria e Gani Jakupave po ofron lëmoshë. Një herë i varfëruan qytetarët, tash po u japin lëmoshë për varfërinë e tyre. Varfëri e lëmoshë për qytetarët, luks e tendera për vete”, ka shkruar Tahiri.

(Kosova Sot Online)