
Revista e njohur: Kosova një prej destinacioneve që duhet vizituar gjatë vitit 2024

Kosovën në një prej destinacioneve që duhet vizituar gjatë vitit 2024, e ka radhitur revista e njohur amerikane “Condé Nast Traveler” transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti kanë shpërndarë shkrimin duke bërë thirrje që të vizitohet Kosova dhe të zbulohen bukuritë e saj.
“Thesaret e fshehura të Kosovës, luginat e paprekura dhe malet mahnitëse kanë arritur te CN Traveler Vendet më të mira për të shkuar në Evropë në 2024! Ju ftojmë të përjetoni bukurinë befasuese që ofron vendi ynë dhe mikpritjen e jashtëzakonshme të popullit të Kosovës!”, ka shkruar Osmani në X.
Derisa Kurti, i cili ka shpërndarë edhe një rresht nga artikulli që lavdëron shtetin më të ri të Europës.
“Vendi më i ri i Evropës ka maja të mrekullueshme, fshat baritor dhe mikpritje që ngroh zemrën”. Krenar që shoh Kosovën të emëruar nga CN Traveler si një nga destinacionet kryesore të Europës në vitin 2024. Mezi presim t’i tregojmë botës se çfarë ka për të ofruar vendi ynë”, ka shkruar Kurti.
Kosovo’s hidden treasures, untouched valleys and stunning mountains have made it to @CNTraveler’s Best Places to Go in Europe in 2024!
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 6, 2023
We invite you to experience the breathtaking beauty our country has to offer, and the exceptional hospitality of the people of Kosovo! 🇽🇰 pic.twitter.com/rdwKl1wkLE
(Kosova Sot Online)