Vjen përgjigja e KQZ-së për qytetarët e Veriut
Qytetarëve serbë që kërkuan inicimin e peticionit për shkarkimin e kryetarëve në Veri, u ka kthyer përgjigje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka deklaruar se i kanë njoftuar ata që sipas akteve nënligjore të MAPL’së, kjo çështje duhet të dorëzohet të kryesuesi i Kuvendit Komunal në komunat përkatëse.
“Mund t’iu konfirmoj se shkresat të cilat i kemi pranuar më 5 dhjetor përmes e-mailit, janë shqyrtuar dhe u kemi kthyer përgjigje, me anë të të cilave i kemi njoftuar se sipas akteve nënligjore të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, kjo çështje duhet të adresohet tek Kryesuesi i Kuvendit Komunal në komunat përkatëse, andaj i kemi udhëzuar që kërkesat e dorëzuara në KQZ t’i adresojnë tek autoriteti kompetent.”
(Kosova Sot Online)