Bastisen dy objekte në Pejë, i dyshuari u arrestua në Shqipëri për vepra penale të trafikimit me narkotikë në nivel ndërkombëtar
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë bastisur dy objekte banimi të P.D, i cili ishte arrestuar më 22 nëntor 2023 në Shqipëri, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai është i dyshuar për ‘trafikim me narkotikë’ në nivel ndërkombëtar.
Ky operacion policor është bërë në koordinim me organet e drejtësisë, me shtetin e Gjermanisë dhe atë të Shqipërisë.
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me shtetin e Gjermanisë dhe atë të Shqipërisë, kanë realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës. Në këtë operacion policor kanë qenë të angazhuara njësite të ndryshme policore, të cilat kanë kryer kontrolle në dy lokacione, banesë dhe shtëpi banimi të personit të dyshuar (P. D.), i cili me datën 22/11/2023 ishte arrestuar nga Policia e Republikës së Shqipërisë si i dyshuar për vepra penale të trafikimit me narkotikë në nivel ndërkombëtar.”
(Kosova Sot Online)