Përparim Rama: 100 biçikleta të reja të cilat do të përdoren për transport publik tashmë kanë ardhur

  • E.k /
  • 08 December 2023 - 11:50
Përparim Rama: 100 biçikleta të reja të cilat do të përdoren për transport publik tashmë kanë ardhur

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë arritur 100 biçikleta të reja, të cilat do të përdoren për transport publik, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama ka thënë se së shpejti do të fillohet me krijimin e 10 stacioneve ku do të vendosen,

Tutje, Rama tha se në të njëjtën kohë po krijohen shtigje të reja për biçikleta, duke thënë se përdorimi i biçikletës ndihmon në reduktimin e ndotjes së ajrit.

“100 biçikleta të reja të cilat do të përdoren për transport publik tashmë kanë ardhur, dhe shpejt fillojmë me krijimin e 10 stacioneve ku do të vendosen. Në të njejtën kohë jemi duke krijuar shtigje të reja për biçikleta, të cilat do të lehtësojnë udhëtimin me to, duke e bërë më të sigurt. Përdorimi i biçikletës ndihmon në reduktimin e ndotjes së ajrit e po ashtu në përmirësimin e shëndetit tonë fizik e mendor”, ka thënë Rama.

(Kosova Sot Online)