Rukiqi: Dështimet vazhdojnë, asnjë rritje e investimeve nga jashtë, asnjë investitorë serioz
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar pushtetin aktual për stagnimin e investimeve të jashtme, përcjell “Kosova Sot Online”.
Rukiqi ka shkruar se në krahasim me vitin 2022, në nëntë muajt e parë të këtij viti nuk ka asnjë ndryshim në hyrje neto të investimeve të jashtme.
Sipas Rukiqit dështimet janë duke vazhduar.
Tutje, Rukiqi ka shkruar se nga jashtë nuk ka asnjë rritje e investime.
“Dështimet vazhdojnë. Asnjë rritje e investimeve nga jashtë, asnjë investitorë serioz.
Sipas Bankës Qendrore, hyrja neto e investimeve të jashtme direkte (FDI) në Kosovë arriti në 612.7 milionë euro (660 milionë dollarë) gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2023, pothuajse pa ndryshime krahasuar me 612.5 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit 2022”, ka shkruar Rukiqi.
(Kosova Sot Online)