Lexoni edhe:
Vjen paralajmërimi: Pas vrasjes së Liridonës të hetohet edhe lidhshmëria e Naim Murselit me Behgjet Pacollin
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka udhëtuar mbrëmë për në Berlin të Gjermanisë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, ai do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).
Në kuadër të kongresit thuhet do të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të SPD-së gjermane.
Ndërkaq të dielën, do të takojë pjesëtarë të mërgatës në Gjermani.
(Kosova Sot Online )