Ngjarjet e paralajmëruara për sot, çka pritet të ndodhë

  • 09 December 2023 - 08:04
Ngjarjet e paralajmëruara për sot, çka pritet të ndodhë

Ngjarjet e datës: 9 dhjetor 2023

09:00

Bashkësia Islame e Kosovës dhe Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame organizojnë konferencën shkencore “Xhamia te shqiptarët”. Në hapje marrin pjesë dhe myftiu Naim Tërnava dhe ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku. (Hotel “Emerald”, Prishtinë

10:00

Në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit mbahet konferenca “Auditimi jofinanciar nga Zyra Kombëtare e Auditimit: Ndërhyrje në Sistemin e Drejtësisë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Këshilli i Përgjithshëm të organizatës “Gratë për Vetëvendosje” mban mbledhjen e tretë. Pjesa e parë është e hapur për mediet. (Salla e konferencave “Orion”, rr. “Rexhep Luci”)

11:00

Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Mediet mund ta ndjekin fjalën hyrëse të kryetarit Lumir Abdixhiku. (Salla “Klan Arena”, Prishtinë)

11:00

Lëvizja FOL, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, realizon performancën “Realitetet e papame të transparencës radikale”. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)

12:00

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve për foton më të mirë kundër korrupsionit. (Hotel “Union”, Prishtinë)

12:00

Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI) protestojnë para Qeverisë, për shkak të pagave, zvogëlimit të shtesave të rrezikshmërisë etj. (Para objektit të Qeverisë)

12:00

Oda e Avokatëve të Kosovës shënon Ditën e Avokatisë, përkatësisht 50-vjetorin e themelimit. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

13:00

Mbahet konferenca “Transparenca e qeverisë dhe e ndërmarrjeve publike”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

19:00

Hapet ekspozita multimediale “Art Therapy”, që përfshin edhe vepra të krijuara në rezidencën artistike të Mitrovicës këtë vit. (Qendra “Barabar”, në hotelin “Grand”)

(Kosova Sot Online )