Nëna nga Vushtrria raporton se i është zhdukur vajza e mitur, thotë se u largua nga shtëpia dhe nuk u kthye më
Një vajzë e mitur është zhdukur në Vushtrri, përcjell “Kosova Sot Online”.
Një grua ka raportuar në Polici se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe se nuk është kthyer më.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
“Vushtrri 07.12.2023 – 23:45. Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj, viktima femër kosovare- e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)