Edi Rama: Shqipëria, mbështetje Kosovës për të përafruar legjislacionin me BE-në
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh se Shqipëria do të ndihmojë bujarisht edhe Kosovën në procesin e përafrimit të legjislacionit me BE-në, edhe pse ende nuk është një vend kandidat në BE, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas tij, “Shqipëria jo vetëm do ta bëjë procesin e përfarimit të legjislacionit, por do ta bëjë shumëfish më shpejt se vendi që i ka bërë më shpejt deri tani”.
“Dhe bujarisht do të ndihmojmë edhe Kosovën, që ende nuk është kandidat, por askush nuk e pengon dot që ta nisë mbivendosjen e legjislacionit dhe të jetë de facto një shtet që në legjislacion funksionon si një vend i BE-së”, theksoi ai.
(Kosova Sot Online)