Rama: Mirënjohje të thellë për të gjitha gratë të cilat luftojnë pa ndal, çdo ditë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mirënjohje për të gjitha gratë që kontribuojnë në respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai shprehu vlerësimin e tij për gratë që luftojnë çdo paragjykim dhe vazhdojnë të sfidojnë çdo ndalesë për veten e tyre dhe gratë e tjera.
Postimi i plotë:
Mirënjohje të thellë për të gjitha gratë të cilat luftojnë pa ndal, çdo ditë, që të respektohen të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, të cilët përballen me vështirësi të ndryshme por që nuk dorëzohen kurrë.
Kristalja kishte nderin të merrte pjesë në këtë ngjarje, nën organizimin e Ambasadores së Vullnetit të Mirë, Elvana Shala, ku të pandalshmet, luftëtaret tona u shpërblyen me mirënjohje për kontributin e tyre të pamohueshëm që të gjithë njerëzit të trajtohen të barabartë, zonjat të cilat me guxim, vullnet dhe zemërgjerësi kanë ndikuar pozitivisht në jetën e shumë individëve, ndonëse përballen me shumë vështirësi shëndetësre, paragjykime e barriera të cilat nuk i kanë detyruar të dorëzohen por përkundrazi, i kanë shtyrë të luftojnë jo për veten por për të gjitha gratë tjera.
Falënderojmë z.Eric Dietz, Ambasadorin e Luksemburgut në Republikën e Kosovës për bashkëorganizimin e kësaj ngjarjeje.
(Kosova Sot Online)