Arifi: Shqiptarët në Luginë i përçau Albin Kurti
Kryetrari i Preshevës, Shqipërim Arifi ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se i ka përçarë shqiptarët në Luginë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai ka përmendur edhe emrat e Shaip Kamberit dhe Ardita Sinanit.
Sipas tij, këta kanë ndikuar që shqiptarët në Luginë të përçahen.
“Edhe tani në 2023 ky unifikim i shqiptarëve nuk ka mundur që të ndodhë. Kushdo qoftë që na dëgjon tani duhet ta kuptojë. Shqiptarët e Luginës nuk janë të përçarë por na kanë përçarë, edhe në këtë rast na kanë përçarë kryeministria e Kurtit dhe askush tjetër. Kjo është fatkeqësia më e madhe. Pra edhe në 2022 edhe tani në Ministrinë e Jashtme (të Shqipërisë) kemi pasur një qasje që ka dashur të unifikojë prapë shqiptarët, por ndërhyrja e Prishtinës, pra e Kurtit me disa aktor lokal siç është Shaip Kamberi, siç është edhe Ardita Sinani e kanë bërë të pamundur që të ketë një impakt unifikues Tirana në këto zgjedhje”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)