A po mbahen të paraburgosurit për vrasjen e Liridonës nëpër dhoma njëshe?

  • A.P /
  • 10 December 2023 - 16:24
A po mbahen të paraburgosurit për vrasjen e Liridonës nëpër dhoma njëshe?

Disa raportime se Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, të cilët akuzohen për vrasjen e Liridona Ademajt kanë mundur të komunikojnë mes vete në Burgun e Sigurisë së Lartë, i ka hedhur poshtë drejtori i Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Dibrani ka theksuar se ata mbahen në “dhoma njëshe”.

“Dhomat janë njëshe dhe nuk ka mundësi të vendoset më tepër se një person”, tha ai, duke shtuar se ata nuk mund të komunikojnë mes vete.

“Këta persona po trajtohen me rrezikshmëri të lartë. Niveli i sigurisë është ngritur”, tha Dibrani.

(Kosova Sot Online)