Vëllau i Haxhi Shalës: Po thonë që e ka pengu drejtësinë, pritet që mu ekstradu

  • 11 December 2023 - 12:28
Vëllau i Haxhi Shalës: Po thonë që e ka pengu drejtësinë, pritet që mu ekstradu

Gjatë ditës së sotme u rapotua se Gjykata Speciale ka arrestuar ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës Haxhi Shala.Lidhur me këtë për media ka folur vëllau i tij Avni Shala, transmeton "Kosova Sot Online".

Ai është shprehur se arrestimi i Haxhisë ka ndodhur për shkak të pengimit të drejtësisë dhe se pritet ekstradimi i tij.

“Arrestimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. Ne nuk kemi ditë asgjë. Unë kam shku në punë, me kanë lajmru më vonë familja, thanë që janë ardh e kanë marrë policia…Arsyeje po thonë që është pengimi i drejtësisë, diçka tjetër nuk ka. Forca të shumta të EULEX-it ka pas, por nuk kanë marrë asgjë, nuk është bastise hale kurgjo. Ka zgjatë 30 minuta. Nuk është lejuar që të komunikojmë më ta hiq, ia kanë marrë me telefon me krejtë. Kom fol me vëlla edhe djalë të vllait, ai për momentin është arrestuar, po flitet që kanë me ekstradu. Këto arrestime janë të paligjshme edhe kjo gjykatë, me arrestu njerëz që kanë dhënë kontribut për vendin e vet është e paarsyeshme. Telefoni i është konfisku, drejtësisë nuk i ik, i është përgjigjur drejtësisë. Telefoni verës i është marrë”, ka deklarua ai.

Theksojmë se Gjykata Speciale në një përgjigje për lajmi.net ka thënë se operacionet janë duke vazhduar në Kosovë dhe nuk kanë komente të mëtejshme.

(Kosova Sot Online )