Agim Bahtiri: Vetëvendosje bëri fushatë kundër meje prandaj e humba Mitrovicën
Agim Bahtiri, ka deklaruar se ka pasur edhe njerëz brenda Lëvizjes Vetëvendosje që kanë bërë fushatë kundër tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai tha se edhe partitë e tjera dhe mediat kanë bërë fushatë kundër tij dhe sipas tij kjo ka ndodhur për shkak të kalimit në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Ju e dini qysh u kanë fushata, edhe mediat, janë kanë anti-Agim Bahtiri”, tha ai
“Mendoj që arsyeja ka qenë që kam kaluar në VV”, tha Bahtiri.
“Kam humbur për arsye se disa grupe të njerëzve të VV-së kanë bë anti-fushatë për mua. Janë kanë grupe të caktuara të njerëzve”, tha ai.
(Kosova Sot Online)