Ferizaj: Policia nis hetimet për vdekjen e të riut në vendin e punës
Një 18 vjeçar u raportua se vdiq dje në vendin e tij të punës në Ferizaj, përcjell “Kosova Sot Online”.
I riu dyshohet se derisa ka qenë në vendin e punës i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë.
Në raportin e Policisë thuhet se sipas mjekësve ai ka vdekur për shkaqe natyrore.
Policia është duke e hetuar rastin.
Me urdhër të prokurorit ai është dërguar në IML për obduksion.
“Ferizaj 11.12.2023 – 15:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QE-Ferizaj, ku dyshohet se derisa ka qenë në vendin e punës i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Sipas mjekëve, vdekja është natyrore megjithatë njësitet policore janë duke kryer hetimet lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit trup i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)