Kryeministri i Spanjës e pret me buzëqeshje presidenten Osmani
Presidenten e Republikës Së Kosovës, Vjosa Osmani, në Bruksel, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, e ka pritur me buzëqeshje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Osmani, po qëndron në Bruksel për takimin me liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit BE-Ballkan Perëndimor.
Osmani ka thënë se është shumë e lumtur që ndodhet në Bruksel dhe që përfaqëson një shtet që ka harmonizuar politikën e tij 100 % me secilin vendim të BE-së që ndërlidhet me politikë të jashtme dhe se Kosova do të vazhdojë të veprojë në të njëjtën mënyrë.
(Kosova Sot Online)