KEDS del me njoftim pasi disa vende mbetën pa energji elektrike
Pasditen e së enjtes mbeti pa energji elektrike një pjesë e Prishtinës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike, KEDS, tha se pati një prishje.
Lulzim Krasniqi, që është zëdhënës për media në këtë kompani, tha se pati një prishje
“Ka pasur një prishje më herët por tani rryma është kthyer”, tha Krasniqi.
Megjithatë, një pjesë te rruga “UÇK” në kryeqytet, vazhdon të mos ketë rrymë.
Nga KEDS-i më herët patën thënë se ky dimër do të jetë stabil për sa i përket furnizimit me energji elektrike.
Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate rrymë në orë, ndërsa nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë.
(Kosova Sot Online)