Abdixhiku ia shpreh brengat zyrtares së DASH’it Colleen Hyland

  • A.P /
  • 14 December 2023 - 16:48
Abdixhiku ia shpreh brengat zyrtares së DASH’it Colleen Hyland

Drejtoreshën për Evropë Jug Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Colleen E. Hyland, e ka pritur sot në takim kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku gjatë këtij takimi,ka thënë se ka shprehur “pikëpamjet tona rreth dokumentit të draft-statutit – të pranuar tashmë ndërkombëtarisht nga kjo Qeveri – dhe brengat që kemi mbi përmbajtjen e tij.”

“Kosova ka nevojë për aleatë që njohin historikun tonë; siç dhe duan të ardhmen tonë funksionale, si shtet e si shoqëri. SHBA-të janë të paalternativë në këtë drejrim”, ka shkruar Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)