
Gruaja e Nasim Haradinajt del me një ankesë

Nasim Haradinaj sot është liruar nga Haga dhe tashmë po qëndron në kullën e tij në Deçan, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gruan e Nasimit, Xhejlane Haradinajn, ka thënë se është e gëzuar që Nasim Haradinaj është liruar, megjithatë ka shprehur pakënaqësinë e saj për mënyrën se si Nasim Haradinaj është kthyer nga Haga për në Kosovë. Ajo ka thënë se si i kidnapuar ka shkuar në Hagë dhe si i kidnapuar është kthyer.
“Jam shumë e gëzuar që ka ardhur. Prapë se prapë mendoj për ata që janë atje. Janë ndjenja të përziera. Por jam e gëzuar që ka ardhë. E pash që është mirë, është me bashkë fshatarë, me bashkë atdhetarë. Ka qenë i kindapuar. Dhe si i kindapuar ka ardhur. Nuk kam ditë asgjë. As avokati s’është lajmëruar, as avokati s’është lajmëruar. Mënyra qysh ka ardhur, është sikur kur e kanë marrë. Mënyrë jo korrekt e EULEX-it”, ka thënë Xhejlane Haradinaj.
(Kosova Sot Online)