![Lavrov me Gjuriqin në Moskë: Do të punojmë së bashku](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/17/200x200_gjuriq_lavrov1739801099.png)
Prizren: Policia gjen një person të vdekur, ishte i shtrirë përmbys afër derës së shoferit
![Prizren: Policia gjen një person të vdekur, ishte i shtrirë përmbys afër derës së shoferit](/uploads/kosova-sot/images/2023/November/18/auto_LAJMI_I_FUNDIT1700293831.jpg)
Një burrë është gjetur i vdekur dje në fshatin Zojz të Prizrenit, përcjell “Kosova Sot Online”
Sipas raportit të Policisë, fillimisht është raportuar për një veturë të braktisur, por kur kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur një burrë të shtrirë përmbysë afër derës së shoferit.
Në raportin e Policissë thuhet se rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.
“VDEKJE E DYSHIMTË – Fsh. Zojz-Prizren 15.12.2023-08:40. Është raportuar për një veturë të braktisur dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një person i gjinisë mashkullore i shtrirë përmbys afër derës së shoferit. Ekipi mjekësor i urgjencës ka dalë në lokacion dhe ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)