Shqiprim Arifi pesimist: Pak qytetarë po votojnë, jemi përçarë

  • A.P /
  • 17 December 2023 - 12:07
Shqiprim Arifi pesimist: Pak qytetarë po votojnë, jemi përçarë

Kryetari në detyrë i Preshevës, Shqiprim Arifi nga lista “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar” votoi në fshatin Tërnavë, nga ku foli për dalje të vogël të shqiptarëve për të votuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Arifi tha se kjo ndodh për shkak të përçarjeve mes shqiptarëve në Luginë, ndërsa u shpreh pesimist se shqiptarët do të kenë përfaqësues në Parlamentin e Serbisë.

“Është fatkeqësi që ne e shohim sot, kemi kaluar tani mbi tre orë që janë hapur vendvotimet edhe ajo të cilën edhe e kam paralajmëruar edhe më herët, që shqiptarët qysh në 2022 kanë bojkotuar (zgjedhjet), sepse kemi qenë të përçarë. Po duket qe sivjet edhe një herë më shumë po duket që po bojkotojnë përçarjen tonë të cilën e kemi me dy lista në zgjedhje. Është një fatkeqësi siç po e shihni dhe ju vet nuk ka kurrfarë grumbullimi, kështu është edhe në 38 vendvotimet tjera”, tha Arifi.

Bojkoti, siç tha ai, është “faturë ndaj lidershipit shqiptar”.

Në Serbi sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të cilat shqiptarët po garojnë të ndarë në dy lista zgjedhore.


(Kosova Sot Online)