![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Kaçanik: Një burrë vetplagoset me armë gjuetie
![Kaçanik: Një burrë vetplagoset me armë gjuetie](/uploads/kosova-sot/images/2023/December/16/auto_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-1-600x360-1-11702711991.jpg)
Një burrë në Kaçanik është vetplagosur me armë gjuetie derisa ka qenë në pyll për gjah, përcjell “Kosova Sot Online”.
Gjendja e personit në fjalë është stabile.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma dhe një gëzhojë.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM – Kaçanik / 17.12.2023 – 10:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ishte vet-plagosur me armë gjuetie derisa kishte qenë në pyll për gjah. I njëjti pas tretmanit mjekësor në Ferizaj është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut kompetent gjendja e tij është stabile. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma dhe një gëzhojë.”
(Kosova Sot Online)