Bogujevci: Kosova duhet të jetë pjesë e KiE-së
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, tha se Kosova duhet të jetë pjesë e Këshillit të Evropës,dhe tha se qëndron shumë më mirë se plot vende anëtare, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Edhe gjatë diskutimit që bëhen brenda Asamblesë Parlamentare, shihet se ne qëndrojmë shumë më mirë si vend. Pas aplikimit, natyrisht se kemi qenë të angazhuar në vazhdimësi për të parë se si është disponimi, kështuqë nuk ka asnjë dilemë të vetme për rëndësinë, por edhe që e shohin që doemos që Kosova duhet të jetë pjesë e Këshillit të Evropës”, është shprehur Bogujevci
(Kosova Sot Online)