Digjet një shtëpi në Arizona, raportohet se disa fëmijë kanë humbur jetën
Pas rënies së zjarrit në një shtëpi në Arizona, SHBA, kanë humbur jetën pesë fëmijë, ku sipas informacioneve, fëmijët e moshës 2,4,5,11 dhe 13-vjeç, të cilët ishin vetëm në shtëpi në momentin kur ra zjarri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Zjarri ka rënë rreth orës 17:00. ditën e djeshme dhe viktimat nuk arritën të largoheshin nga shtëpia e tyre, e cila ndodhet pranë lumit Kolorado.
Autoritetet po hetojnë incidentin, megjithatë nuk dihen ende shkaqet e tragjedisë.
Katër fëmijët ishin vëllezër e motra dhe fëmija i pestë ishte një i afërm, sipas Emily Fromelt, zëdhënëse e Departamentit të Policisë së qytetit Bullhead.
(Kosova Sot Online)