Suharekë: Vidhet një makinë për prerjen e barit në objektin fetar të xhamisë
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur dje në fshatin Gjinoc të Suharekës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia bën të ditur se rasti i vjedhjes ka ndodhur në xhami.
Në objektin fetar të xhamisë, është vjedhur një makinë për prerjen e barit e cila është sekuestruar.
“Më 18.12.2023 është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, në objektin fetar të xhamisë, kanë vjedhur një makinë për prerjen e barit e cila është sekuestruar. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”.
(Kosova Sot Online)