Lexoni edhe:
Kuvendi i Shqipërisë me rregullore të re, hyjnë në fuqi masa më të forta ndëshkuese ndaj deputetëve
Stefan Schennach, kreu i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që vëzhgoi zgjedhjet në Serbi, tha se e vërteta në Serbi është disi tronditëse, se zgjedhjet nuk ishin të drejta, se votat u manipuluan dhe se të gjitha ky është një problem për një vend që dëshiron të ecë në rrugë demokratike, transmeton "Kosova Sot Online ".
“Ajo që pamë ishte një fushatë e tërë e dominuar nga presidenti. Kjo nuk është punë e presidentit. Presidenti është një person neutral që duhet të garantojë për vendin dhe për të gjithë njerëzit. Por presidenti aktual i menaxhoi zgjedhjet dhe ishte kandidat në të gjitha nivelet, pavarësisht nëse ishte fshati apo e gjithë republika,” kujtoi Stefan Schennach në një paraqitje në N1.
Ai thekson se delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka ndjekur vetëm zgjedhjet parlamentare dhe jo ato të Beogradit.
Ai shtoi se gjatë numërimit të votave ka parë se kishte fletë votimi që ishin bërë në fotokopje dhe që kishin një vulë.
:Duhet të hetohet nga policia”, tha ai
I pyetur nëse këto ishin zgjedhje demokratike, Schennach thotë se gjithçka që ndodhi tregon se nevojitet një seminar paszgjedhor dhe aktivitete paszgjedhore.
I pyetur për deklaratën e Vladimir Bilçikut, i cili tha se zgjedhjet kaluan pa probleme, Schennach thotë se partneriteti dhe demokracia nuk qëndrojnë në fjalë të bukura, por në të vërtetë.
“Dhe e vërteta ishte pak tronditëse për atë që po ndodh në Serbi,” vuri në dukje ai.
(Kosova Sot Online )