Moti në Kosovë, mëngjesi me mjegull e ngrica
Pas mëngjesit me ngrica e mjegull përgjatë ultësirave, ditën e mërkurë, më shumë vranësira shtrihen mbi vend, por pa mundësi për të reshura, përcjell “Kosova Sot Online”.
Temperaturat minimale zbresin në -4C e -2C, ndërsa ato maksimale shkojnë deri në 7C e 9C.
Vranësira të shumta kalojnë mëngjesin e së enjtes, me mundësi edhe për ndonjë rigë shiu, derisa orëve të pasdites do të ketë edhe intervale me diell.
(Kosova Sot Online)